Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud
Një sondazh i publikuar në Izrael pak javë para zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit tregon se kryeministri Benjamin Netanyahu mbetet pas rivalit të tij, Gadi Eisenkot, në preferencat e qytetarëve për postin e kryeministrit. Sipas anketës së publikuar nga e përditshmja izraelite Maariv, 48% e të anketuarve thanë se do të preferonin Eisenkot si kryeministër, ndërsa 40% zgjodhën Netanyahun në një përballje të drejtpërdrejtë. Edhe ish-kryeministri Naftali Bennett rezulton përpara Netanyahut në një skenar tjetër, me 44% kundrejt 41%. Nga ana tjetër, Netanyahu del përpara vetëm ndaj Avigdor Liebermanit, me 42% ndaj 38%. Sondazhi u realizua nga Lazar Research dhe Panel4All më 16 dhe 17 shtator me 4.089 të anketuar. Marzhi i gabimit është 4 pikë përqindjeje. Anketa tregon gjithashtu se, nëse zgjedhjet do të...
Burimi:
javanews.al