‘Sofra’ e gurtë vendoset sërish para Kryeministrisë, Rama: DIALOG
pamje nga ngjarja TIRANË-Kryeministri Edi Rama edhe mëngjesin e sotëm ka ftuar sërish protestuesit për dialog. Përpara godinës së kryeministrisë është vendosur tryeza prej betoni me disa ‘ftesa’ në të cilat shkruhet ‘dialog’. Kërkesa e Ramës është refuzuar disa herë nga qytetarë e studentë të cilët sot mbajnë protestën e radhës. Kreu i qeverisë ka veçuar se ftesa për dialog nuk është për dhunuesit, ndërsa ka prezantuar edhe paketën anti-dhunë, ku parashikohet ashpërsim i dënimeve.
Burimi:
zeri.ai