“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar sot (1 shtator) pas vendimit të gjashtë deputetëve të LDK-së se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun si president. Ai tha se qëndrimi i tyre duket se lidhet më shumë me kundërshtimin ndaj qeverisë sesa me figurën e Bekim Sejdiut. Kurti e cilësoi marrëveshjen si një dakordësi të arritur me shumë përpjekje, duke e përshkruar si “të drejtë, të vërtetë dhe të dobishme”. “Marrëveshja politike që kemi bërë është e vlefshme, ajo marrëveshje qëndron. Është marrëveshje me shumë mund, e drejtë, e vërtetë dhe e dobishme. Çfarë të bëjmë që kishim këtë veprimin negative të 6 deputetëve. Duket qartë se nuk e kanë aq kundër Bekim Sejdiut, se sa kundër qeverisë. Për atë qëndron opozitarizmi në Kuvend dhe...
Burimi:
javanews.al