SMS nga DPSHTRR? Alarmi nga Siguria Kibernetike: Kujdes, mos jepni të dhëna personale apo bankare

SMS nga DPSHTRR? Alarmi nga Siguria Kibernetike: Kujdes, mos jepni të dhëna personale apo bankare

TIRANË- Një tjetër formë e mashtrimit online po qarkullon në vendin tonë, përmes mesazheve që pretedojnë se dërgohen nga institucione dhe shërbime të njohura. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u bën thirrje qytetarëve që tregojnë kujdes ndaj mesazheve mashtruese. Sipas njoftimit, mesazhet përdorin emrin e Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), për të krijuar besueshmëri dhe për t'i nxitur qytetarët të ndërveprojnë me përmbajtjen e tyre. AKSH apelon qytetarët që mos t'i përgjigjen mesazhin, mos të japin të dhëna dhe të verifikojnë çdo njoftim.  Postimi i plotë i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Keni marrë një SMS për një shkelje të trafikut? Kujdes nga mesazhet mashtruese! Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj mesazheve mashtruese që përdorin...