Sllovakia i del sërish kundër BE-së, bllokon sanksionet ndaj Rusisë

Sllovakia i del sërish kundër BE-së, bllokon sanksionet ndaj Rusisë

Sllovakia ka kundërshtuar sërish zgjatjen e sanksioneve të Bashkimit Europian ndaj Rusisë, duke kërkuar njëkohësisht që disa persona të hiqen nga lista e zezë e BE-së. Bratislava kundërshtoi rinovimin e sanksioneve gjatë një takimi të përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA. 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë kohë deri më 15 shtator për të arritur një marrëveshje, përpara se masat ndëshkuese të skadojnë. Çështja pritet të diskutohet sërish nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm, i njohur si Coreper, përpara përfundimit të afatit. Sanksionet e BE-së ndaj Rusisë kërkojnë miratimin unanim të të gjitha vendeve anëtare dhe duhet të rinovohen periodikisht për të mbetur në fuqi. Sllovakia kishte kundërshtuar më herët edhe një propozim për...