Skenë filmi! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, bashkëpunëtorët e veshur si policë, kërcënuan me armë eskortën e burgut
shqiptari 41-vjeçar GREQI-Një arratisje që i ngjan një skene filmi ka ndodhur mbrëmjen e së premtes 11 shtator në Greqi, gjatë transferimit të një të burgosuri nga Burgu i Nigritës drejt Spitalit të Përgjithshëm të Serres. Mediat greke raportojnë se një i burgosur shqiptar 41 vjeç është arratisur teksa ndodhej në spital ku në oborr e prisnin du automjete të tjera si ato të Policisë. Teksa automjeti ku ndodhej i burgosuri mbërriti në ambjentet e spitalit, në vendngjarje u shfaqën dy automjete me drita që ngjanin me makina policie. Personat që ndodheshin në to iu afruan automjetit të burgut dhe, nën kërcënimin e armëve, neutralizuan eskortën e burgut. Gjatë arratisjes, ata dyshohet se morën edhe armën e shërbimit të një prej punonjësve të burgut. I arratisuri...
Burimi:
zeri.ai