Skënderbeu i merr pikën në fund Vorës, Bismark shënon, i heqin fitoren nga duart kundërshtarit

Skënderbeu i merr pikën në fund Vorës, Bismark shënon, i heqin fitoren nga duart kundërshtarit

Vora dhe Skënderbeu kanë ndarë nga një pikë në një sfidë dramatike të javës së pestë të Abissnet Superiores, e cila u vendos vetëm në minutat e fundit. Takimi në stadiumin e Vorës përfundoi me rezultatin 1-1, ndërsa vendasit ishin shumë pranë fitores. Vora kaloi në avantazh në minutën e 33-të. Bernard Karrica ekzekutoi në mënyrë spektakolare një goditje dënimi, duke mposhtur portierin Alia dhe duke i dhënë ekipit të tij epërsinë. Vendasit patën mundësi edhe për golin e dytë, por nuk arritën ta shfrytëzonin. Në pjesën e dytë, situata u komplikua për Vorën. Në minutën e 63-të, Kashari mori kartonin e dytë të verdhë dhe u ndëshkua me të kuq, duke lënë ekipin me dhjetë lojtarë. Skënderbeu fitoi terren dhe kërkoi me ngulm golin...