Skënder Hita shfaqet me maskë kundër gazit pranë Kryeministrisë, vijojnë përplasjet mes policisë dhe protestuesve

Skënder Hita shfaqet me maskë kundër gazit pranë Kryeministrisë, vijojnë përplasjet mes policisë dhe protestuesve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, është shfaqur pranë Kryeministrisë, në një moment kur situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” vijon të jetë shumë e tensionuar për shkak të përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit. Hita shihet duke lëvizur pranë godinës së Kryeministrisë, i pajisur me maskë kundër gazit. Ai shfaqet në shoqërinë e punonjësve të tjerë të policisë, të cilët gjithashtu mbajnë pajisje mbrojtëse. Prania e drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit në këtë zonë vjen në një kohë kur efektivët po ndërhyjnë nga disa drejtime për të shpërndarë protestuesit, përfshirë zonën e Piramidës dhe rrugët anësore të bulevardit.