SKEMA në Gjendjen Civile me dokumente të falsifikuara/ Pezullohen 2 zyrtarë, në kërkim shqiptaro-izraeliti me 3 identitete
prokuroria tirane TIRANË- Dy persona janë pezulluar nga detyra, ndërsa një shtetas shqiptaro-izraelit është shpallur në kërkim, në kuadër të një hetimi për falsifikim dokumentesh. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Tiranës, bëhet fjalë për një punonëse të një njësie administrative në Tiranë dhe një 30-vjeçar me detyrë specialist IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile. Ndërkohë, shqiptaro-izraeliti David Isaac alias Indrit Kolleshi alias Indrit Aliu, dyshohet se ka përdorur dokumente të falsifikuara për të ndryshuar identitetin e tij. Sipas hetimeve, rezulton se 41-vjeçari Indrit Aliu, i dënuar më parë për veprën penale të mashtrimit ka përdorur dokumente të falsifikuara sikur janë lëshuar nga shteti izraelit. Po ashtu, Aliu rezulton se ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin në David Isaac, në Zyrën e gjendjes civile në Njësinë Administrative Novoselë, Bashkia...
Burimi:
zeri.ai