SKEMA e vjedhjes së parave! Jo vetëm me bursa, operatorët e Cll Center-it hiqeshin si avokatë: Iu merrnin 5-10 mijë euro
pamje nga call center TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga goditja e Call Center-it në rrugën e Kavajës, Tiranë ku 4 operatorë u vendosën në pranga, ndërsa pronari u shpall në kërkim. Përmes platformës online, ata mashtronin qytetarë të vendeve të Bashkimit Europianë për t’u marrë para nëpërmjet investimit në bursa fiktive. Më pas operatorët i merrnin sërish klientët e mashtruar në telefon duke iu prezantuar si avokatë, duke i marrë nga 5 mijë deri në 10 mijë euro. Gjatë aksionit në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 njësi kompjuterike, 19 aparate celularë, 7 laptopë dhe materiale të tjera që dyshohet se lidhen me këtë veprimtari. Efektivët e policisë kanë hyrë në ambientet e Call Center-it në Rrugën e Kavajës ku kanë kapur në flagrancë 4 punonjës: Emirjon Xhafa,...
Burimi:
zeri.ai