Skema e mashtrimit/ U kanë marrë qytetarëve mbi 100 mijë euro për të zgjidhur çështjet e pronave, arrestohet 58-vjeçarja
Një 58-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa një 27-vjeçare është vënë nën hetim, pasi dyshohet se kanë mashtruar qytetarët duke u premtuar zgjidhjen e çështjeve të pronësisë përmes ndërhyrjes në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës. Sipas policisë këto dy shtetase dyshohet se përmes mashtrimit kanë përvetësuar mbi 100 mijë euro. Policia sqaron se 58 vjecarja me iniciale S.D, dyshohet se kontaktonte qytetarë dhe u premtonte se, përmes personave që kishte të njohur në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, mund t’u zgjidhte problemet me pronat. Në kuadër të kësaj veprimtarie, ajo dyshohet se i pajiste qytetarët me dokumente false. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve”...
Burimi:
syri.net