SKEDA-Ndryshime në 105 nene/ Nga hetimi i avokatit te heqja e burgut për dënimet nën 5 vjet, çfarë përmban drafti i ri i Kodit Penal

SKEDA-Ndryshime në 105 nene/ Nga hetimi i avokatit te heqja e burgut për dënimet nën 5 vjet, çfarë përmban drafti i ri i Kodit Penal

Edi Rama TIRANË-Sot më 30 shtator 2026 kryeministri Edi Rama prezantoi Paketën e Re të Garancive Procedurale, një reformë e re ligjore nga Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me Këshillin e Europës, e cila synon ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale. Reforma e re prek rreth një të pestën e Kodit dhe përmban 105 nene, ndërsa kreu i qeverisë prezantoi disa prej ndryshimeve kyçe. Ndryshimet prekin masat e sigurisë, të drejtat e të pandehurve, personave në hetim, avokatët, prokurorët, vendimet e gjykatave si dhe kontrollin e telefonave dhe përgjimet. Por çfarë ndryshon konkretisht. ZËRI sjell skedën e propozimeve në Kodin e ri dhe cilët përfitojnë: 1-Për veprat me dënimet maksimale nën 5 vite burg, nuk do të caktohet masa “arrest me burg” Po ashtu, kur gjyqtari mendon...