“Skaneri” i Capellos: Derbi Milan-Inter, një nga kryqëzimet vendimtare të sezonit

“Skaneri” i Capellos: Derbi Milan-Inter, një nga kryqëzimet vendimtare të sezonit

27 Tetor 2026 11:23 Alfred Lleshi Fabio Capello ka analizuar gjendjen e Romës dhe Milanit, si dhe derbin e së shtunës mes kuqezinjve dhe Interit. “Roma ka një lojë tashmë të konsoliduar, ndërsa Milani ende po kërkon identitetin e tij përfundimtar. Nuk është kritikë; Gasperini punon prej një viti me lojtarët e tij, ndërsa Amorim sapo ka mbërritur. Diferenca duket në fushë”, – u shpreh ai për “Gazzetta dello Sport”. Për fitoren e Milanit ndaj Udineses shtoi: “Tri pikë të rëndësishme, sidomos duke pasur parasysh emergjencën që po përjeton skuadra kuqezi. Dëmtimet po bëhen faktor për të gjitha ekipet, ndërsa Roma dhe Milani janë ndër më të prekurit. Për fat të mirë, sot skuadrat kanë organika më të gjera dhe trajnerët mund të bëjnë 5 zëvendësime....