Skandali në postën e Durrësit dhe roli i deputetes socialiste, Këlliçi: Rama zgjedh vetëm hajdutët

Skandali në postën e Durrësit dhe roli i deputetes socialiste, Këlliçi: Rama zgjedh vetëm hajdutët

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi komentoi skandalin me vjedhjen në Postën e Durrësit, ku SPAK po heton edhe rolin e deputetes së PS, Etleva Budini, e cila më parë ka qenë drejtuese e këtij institucioni. I ftuar në News24, deputeti demokrat tha se nuk është parë ndonjëherë që të vidhen paratë e pensionistëve dhe të shkojnë për bixhoz. Sipas tij janë parë edhe afera të tjera korruptive, duke hedhur akuza mbi Belinda Ballukun, të cilëne  konsideroi si “kryearkitekten e hajdutërisë”. “Këto para kanë shkuar në bixhoz, ky tregon si rast  mentalitetin që kanë menaxherët e parave publike të shqiptarëve. Këto para në vend që të shkonin tek pensionistët kanë shkuar për bixhoz. Kemi parë aferat nga më të rëndat korruptive, janë me qindra miliona...