Skandali në Korçë/ Helmohen 6 fëmijë të një kopshti, ngjarja u tentua të mbahej e fshehtë, procedohen drejtoresha dhe mjekja
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës. Drejtoresha e një kopshti fëmijësh dhe një mjeke pediatre e spitalit të Korçës po procedohen penalisht pasi akuzohen se kanë tentuar të fshehin helmimin e disa fëmijëve në kopësht. Gjashtë fëmijë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në kopësht. Sipas burimeve mësohet se fëmijët janë paraqitur me simptoma gastroenterite ne spital pasditen e djeshme dhe gjatë ditës së sotme (3 tetor). Burimet kanë konfirmuar se të 6 fëmijët e grupit të dytë ditën e djeshme në drekë kanë konsumuar pilaf. Procedimi penal për drejtoreshën e kopshtit dhe mjeken, filloi pasi, gjatë pasdites së djeshme dhe ditës së sotme, janë paraqitur në spital 6 fëmijë nga i njëjti kopsht, me simptoma të njëjta gastrointestinale, dhe mjekja nuk ka...
Burimi:
syri.net