Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?
Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze. Largimi i Huang ka thelluar pasigurinë në tregjet financiare, duke shkaktuar një tjetër rënie të fortë të aksioneve të Nvidia-s, një prej kompanive më të vlefshme në botë dhe furnizuesi kryesor i procesorëve që përdoren për zhvillimin e inteligjencës artificiale. Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, Huang ka dhënë dorëheqjen nga pozicionet e presidentit, drejtorit ekzekutiv dhe anëtarit të Bordit të Drejtorëve, me efekt të menjëhershëm. Në vend të...
Burimi:
gijotina.com