Skandali me kompaninë KAYO/ Bozdo: Është shpikur për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publike
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo e cilësoi KAYO-n si një “guaskë ligjore” dhe jo një ndërmarrje, duke theksuar se kompania nuk ka aktivitet prodhues pas krijimit të saj, përveç ngritjes së 4 shoqërive private. Në një konferencë për mediat, ai theksoi se 4 shoqëritë “TIMAK Defense”, “Advanced Armed Tech”, “MKD” dhe “Guna Tactical” gjithashtu nuk kanë kapacitete prodhuese apo kapital të rëndësishëm dhe thelbësor. “Realiteti është që KAYO nuk prodhon asgjë. Zero veprimtari në bilancet e viteve 2024-2025. E vetmja veprimtari e saj që nga regjistrimi është krijimi i katër shoqërive me privat. Në periudhën gusht-nëntor 2025. Dhe këtu dua të citoj pastaj një direktivë shumë të rëndësishme të Bashkimit Evropian… përjashtimi nga prokurimi nuk vlen kur shoqëria kontrollohet nga privati. Por kjo është...
Burimi:
gijotina.com