Skandali i videove intime/ Luiz Ejlli tallet me Adrian Hilën: Më mori në telefon…
Debati që ka përfshirë showbizin shqiptar pas publikimit dhe qarkullimit në rrjet të disa videove intime vijon të sjellë reagime nga personazhe të njohura. Këtë herë ka reaguar këngëtari Luiz Ejlli, i cili ka zgjedhur ta komentojë situatën përmes humorit dhe ironisë. Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Ejlli ka improvizuar një telefonatë me një kompozitor, duke bërë një referencë të tërthortë ndaj Adrian Hilës. Në videon e tij, Luizi tregon në mënyrë humoristike se si një kompozitor e kontakton në mëngjes dhe i propozon të shkojë në studio për të dëgjuar një këngë të re të krijuar posaçërisht për të. Në vijim, këngëtari ironizon situatën duke thënë se takimi mund të zhvillohet në një kafene, në vend që të shkojë në studio apo...
Burimi:
ntv.al