Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet

Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet

Në vijim të hetimeve që po drejtohen nga kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, BKH ka vijuar me kontrollet dhe sekuestrimin e telefonave. Sipasburimeve, hetimet që u nisën pas audio-përgjimit të denoncuar nga Arben Ahmetaj kanë kulmuar me sekuestrimin e telefonit të Aleks Markut, i cili është sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes. Nga ana tjetër, në respektim të vendimit të Gjykatës së Posaçme, që ka aprovuar kërkesat e kryeprokurorit Braho, BKH ka sekuestruar, veç provave shkresore të bazuara në kontrolle, edhe telefonin e biznesmenit Ron Yeffet, të biznesmenes Arjeta Puca dhe kreut të KAYO-s, Ardi Veliu.