Skandali i SHISH-it/ Begaj mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare: Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura!

Skandali i SHISH-it/ Begaj mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare: Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mblodhi sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar, ku në fokus ishte skandali te SHISH, për të cilin ish-drejtuesja, Vlora Hyseni ndodhet në arrest shtëpie. Në takim, përveç anëtarëve të përcaktuar me ligj, si kryeministri, kryetari i Kuvendit, ministri i Jashtëm dhe zyrtarë të tjerë, ishin të ftuar edhe përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK-ut. Në përfundim të mbledhjes, Këshilli theksoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, koordinimin me partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë, si dhe rritjen e besimit të qytetarëve te institucionet e sigurisë. Në deklaratën e Presidencës thuhet se institucionet e sigurisë nuk duhet të konkurrojnë me njëri-tjetrin, pasi, pavarësisht përgjegjësive të ndryshme, kanë të njëjtin qëllim, garantimin e sigurisë së Republikës së Shqipërisë. NJOFTIMI Presidenti i Republikës, Sh. T....