Skandali i ri financimit trondit partinë e ekstremistit Nigel Farage në Britani! Dy nga drejtuesit e saj japin dorëheqjen
Nigel Farage, kreu i partisë anti-imigracion Reform UK, ka hedhur poshtë akuzat e reja për parregullsi në financimin e partisë që po e tronditin partinë ndërsa ajo përpiqet të rimëkëmbet. Ish-deputeti konservator është përfshirë në një polemikë disamujore mbi donacionet multi-milionëshe që ai dhe partia e tij kanë marrë. Skandali i financimit të Reform UK u rindez të enjten kur Channel 4 transmetoi një reportazh të kameras së fshehtë në të cilin një bashkëpunëtor i ngushtë i Farage sugjeroi se ata mund të anashkalonin ligjin për të marrë një donacion prej 500,000 £ (paund) nga një qytetar amerikan. Në Britani, vetëm votuesit britanikë lejohen të dhurojnë për partitë politike. Bashkëpunëtori Dan Jukes , dhe një zyrtar tjetër i partisë, James Orr , dhanë dorëheqjen pas...
Burimi:
javanews.al