Skandali i Onkologjikut, pacientët orientoheshin drejt privatit! Dosja shkon në GJKKO
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për dosjen e Onkologjikut dhe e ka dërguar çështjen për gjykim ndaj tre personave të dyshuar për korrupsion aktiv dhe pasiv. Prokurori Elvin Gokaj ka ngarkuar me përgjegjësi mjekun onkolog Edmond Gashi, koordinatorin pranë Onkologjikut, Emiljano Lela, si dhe Mustafa Xhepmetajn, i cili dyshohet se ka korruptuar mjekët. Nga hetimet rezulton se mjeku Edmond Gashi, në bashkëpunim me kolegët e tij, orientonte pacientët e diagnostikuar me kancer drejt një klinike private, e cila rezulton të jetë në emër të babait të tij, Halil Gashi. Hetimi për skandalin në Spitalin Onkologjik të QSUT nisi pas denoncimeve të familjarëve të pacientëve dhe zbuloi dyshime për një skemë përmes së cilës pacientët me sëmundje tumorale orientoheshin nga shërbimi publik drejt klinikave private....
Burimi:
syri.net