Skandal në Pentagon! Shkarkohet gjenerali amerikan, dyshohet se nxori sekrete ushtarake për Iranin dhe Ukrainën
Ish-planifikuesi më i lartë ushtarak i Pentagonit dyshohet se ka nxjerrë informacione të klasifikuara sekrete lidhur me Iranin dhe Ukrainën për gazetarët. Lajmi është raportuar të enjten nga Axios, duke iu referuar një hetimi të brendshëm. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, shkarkoi në fillim të kësaj jave gjeneral-lejtënant Brett Sylvia, nga detyra e shefit të strategjisë, planeve dhe politikave në Shtabin e Përbashkët të Forcave të Armatosura amerikane. Pa përmendur emrin Brett Sylvia-s, zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, deklaroi të enjten se institucioni ka “zero tolerancë ndaj zbulimit të qëllimshëm dhe të paautorizuar të informacionit të klasifikuar”. Ai shtoi se Pentagoni “ka ndërmarrë masat e nevojshme administrative për të mbrojtur informacionin sensitiv”. Sipas Axios, Sylvia ka pranuar se kishte nxjerrë informacione për mediat që...
Burimi:
kohajone.com