SKANDAL me sigurinë kombëtare, “Homeland justice” publikon numrat që dyshohet se i përkasin agjentëve të SHISH

SKANDAL me sigurinë kombëtare, “Homeland justice” publikon numrat që dyshohet se i përkasin agjentëve të SHISH

te dhënat e publikuara TIRANË-Shërbimi Informativ Shtetëror nuk po gjen qetësi, ku pas pezullimit dhe arrestimit të ish-drejtoreshës Vlora Hyseni, agjentët po përballen me një skandal tjetër. Grupi i hakerëve "Homeland Justice" ka publikuar materiale ku pretendohet se ndodhen fatura të Vodafone me lista të gjata numrash telefoni, që dyshohet se lidhen me punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror. Alarmi është ngritur nga eksperti për sigurinë kibernetike Besmir Semanaj. Eksperti shkruan se në rast se provohet që të dhënat e shpërndara janë autentike, ateherë siguria e vetë agjentëve dhe operacioneve të ndërmarra nga SHISH është në rrezik. "Nëse këto të dhëna konfirmohen si autentike, atëherë nuk kemi të bëjmë thjesht me një rrjedhje të zakonshme informacioni. Kemi të bëjmë me një çështje që prek drejtpërdrejt sigurinë e...