“Skandal, as në Gaza nuk ka kështu!”- Korreshi publikon pamjet nga Njësia Administrative Ballagat: jam i shokuar, a merret shërbimi në këto kushte?!
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar për gjendjen e godinës së Njësisë Administrative Ballagat, duke publikuar pamje nga ambientet dhe duke ngritur shqetësimin për kushtet në të cilat ofrohen shërbimet për qytetarët. Ligjvënësi opozitar e ka cilësuar situatën si “skandaloze”, ndërsa ka ironizuar Reformën Territoriale, duke shkruar se gjendja është e papranueshme për një institucion që duhet t’u shërbejë banorëve. “Palo Reforma Territoriale! Ju ftoj të shihni pamjet nga Njësia Administrative Ballagat!! Skandal, as në Gaza nuk ka kështu. E si mund të merret shërbim në këto kushte skandaloze. Jam i shokuar”, shkruan Korreshi në Facebook. Teksa ndan videopostimin e tij në rrjetin social, ai shpjegon me detaje gjendjen e rënduar të njësisë administrative dhe mungesën e masave.
Burimi:
javanews.al