‘S’jam dënuar asnjëherë’, protestuesi Ali Bruçi përgënjeshtron Ramën: Do ta ndjek ligjërisht

‘S’jam dënuar asnjëherë’, protestuesi Ali Bruçi përgënjeshtron Ramën: Do ta ndjek ligjërisht

Protestuesi Ali Bruçi ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit Edi Rama, i cili e ka cilësuar atë si kriminel. Në një intervistë për SYRI TV, me moderatorin Edvin Parruca, Bruçi deklaroi se nuk është dënuar asnjëherë dhe pretendoi se u arrestua pas protestës së 13 tetorit, pasi kishte dalë në mbrojtje të dy vajzave gjatë përplasjes me policinë. Bruçi kërkoi nga institucionet ligjzbatuese të hetojnë akuzat ndaj tij, ndërsa paralajmëroi se do të ndjekë rrugën ligjore kundër kryeministrit. Ali Bruçi: Përshëndetje dhe respekt, mirënjohje. Edvin Parruca: Faleminderit për kohën tuaj. Po. Ali Bruçi: Jam cilësuar si... Jam cilësuar si person kriminal që unë as vetë s'po e besoj tani, po e them me pastërtinë më të madhe. Unë jam pjesëmarrës, 136 ditë kam qenë në...