Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka raportuar mbi situatën kritike të zjarreve që kanë përfshirë disa zona të vendit, duke theksuar angazhimin e pandërprerë të Forcave të Armatosura në operacionet e shuarjes dhe vënies nën kontroll të vatrave. Sipas tij, në qarkun Fier, në fshatin Drizë-Radostinë, flakët kanë detyruar evakuimin e 10 familjeve, ndërsa në terren janë angazhuar 55 efektivë të FA të mbështetur nga dy helikopterë të Forcës Ajrore. “Efektivët tanë janë në gatishmëri të plotë dhe po punojnë pa ndërprerje për të mbrojtur jetën e banorëve dhe pronat e tyre”, deklaroi Nufi. Ndërkohë, vatra zjarri janë raportuar edhe në zonën e Ungrejt në Lezhë, ku po operojnë 80 efektivë dhe një helikopter i Forcës Ajrore. Ministri theksoi se në Zall-Herr, zjarri në fshatin...