Situatë alarmante në Ulëz, banorët e Madheshit drejt evakuimit
Situata e zjarrit në fshatrat e zonës së Ulzës vijon të jetë alarmante. Flakët janë përhapur në një perimetër prej rreth 5 kilometrash dhe rreziku është afruar ndjeshëm pranë banesave. Pritet që në çdo moment të nisë evakuimi i banorëve që jetojnë në zonat më të rrezikuara. Era e fortë dhe bimësia e thatë po favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e forcave në terren. Dhjetëra efektivë të shërbimit zjarrfikës, shërbimit pyjor, mbrojtjes civile, Forcave të Armatosura dhe vullnetarë po vijojnë përpjekjet për të vënë situatën nën kontroll. Megjithatë, terreni i vështirë dhe intensiteti i zjarrit kanë penguar deri tani frenimin e tij. Një tjetër problem serioz është tymi i dendur që ka përfshirë zonën, duke kufizuar ndjeshëm fushëpamjen...
Burimi:
kohajone.com