Situatë alarmante me flakët në Fier, banorët nisin evakuimin! Flet kreu i Emergjencave Civile, Çako: Zjarri ka marrë përmasa të jashtëzakonshme!
Situata me zjarrin në fshatrat e Fierit vijon të jetë ende alarmante. Banorët që kanë marrë sendet personale me vete dhe po evakuohen. Disa prej tyre shfaqen të përlotur, ndërsa nuk pranojnë të largohen dhe të lënë shtëpitë mes flakëve. Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako u shpreh se për të vënë në kontroll zjarrin në Fier, janë angazhuar të gjitha forcat dhe strukturat. Ai shtoi se kapacitetet për të evakuuar banorët janë në gatishmëri, pasi zjarri ka qenë më shumë pranë disa njësive të bizneseve. “Janë angazhuar të gjitha forcat dhe strukturat, nga toka dhe nga ajri, të gjitha njësitë vendore, të suportuara dhe të mbështetura edhe nga forcat nga ajri me helikopter. Jemi duke punuar për të vendosur përfundimisht në kontroll zjarrin. Natyrisht...
Burimi:
javanews.al