Situata katastrofike në rezervuarin e Kasharajt, Bashkia e Lushnjës kallëzon penalisht kompanitë për ngordhjen e peshqve
Bashkia e Lushnjës ka reaguar për rastin e rezervuarit të Kasharajt që po përballet me një situatë të pazakontë. Shkak është bërë rënia e ndjeshme e nivelit të ujit dhe si pasojë sipërfaqja e rezervuarit është mbushur nga peshqit. Ndërkohë Bashkia e Lushnjës ka njoftuar se ka ndërmarrë hapa ligjore me qëllim zbardhjen e të gjithë dinamikës dhe evidentimin e personave që ‘prodhuan’ problematikën serioze të ngordhjes së peshqve në këtë rezervuar. Gjithashtu bëhet e ditur se Bashkia Lushnje ka kallëzuar penalisht pranë Prokurorisë Fier, bashkimin e kompanive që kanë fituar të drejtën për rehabilitimin e digës dhe shkarkuesit në rezervuarin e Kasharajt. Reagimi zyrtar: “Bashkia Lushnjë, pas verifikimit paraprak të informacioneve të lidhura me situatën në rezervuarin e Kasharajt, vendosi të ndërmarrë hapa të...
Burimi:
javanews.al