Situata e zjarreve, nga 32 vatra në vend, 11 janë aktive. Problematike situata në Dajt, Shkodër dhe Fier

Situata e zjarreve, nga 32 vatra në vend, 11 janë aktive. Problematike situata në Dajt, Shkodër dhe Fier

Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të mbetet shqetësuese, me 32 vatra të raportuara në 24 orët e fundit nga Ministria e Mbrojtjes, 11 prej të cilave janë ende aktive. Vatrat më problematike janë evidentuar në malin e Dajtit, Bardhaj të Shkodrës dhe në zonën e Fierit, ku vijojnë operacionet për shuarjen dhe izolimin e flakëve. Në terren janë angazhuar qindra forca vendore dhe të Forcave të Armatosura, të mbështetura nga dhjetëra automjete zjarrfikëse, helikopterë dhe avionë për ndërhyrje nga ajri. Ndërkohë, zjarri në Himarë është shuar pas një mobilizimi të gjerë të strukturave të emergjencave dhe forcave të sigurisë. Autoritetet bëjnë me dije se operacionet vijojnë me prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve, banesave, pasurisë dhe mjedisit. Ministria e Mbrojtjes – informim mbi situatën...