Situata e pazakontë në rezervuarin e Kasharajt, Bashkia Lushnjë kallëzon penalisht kompanitë për ngordhjen e peshqve
Bashkia e Lushnjës ka reaguar për rastin e rezervuarit të Kasharajt që po përballet me një situatë të pazakontë. Shkak është bërë rënia e ndjeshme e nivelit të ujit dhe si pasojë sipërfaqja e rezervuarit është mbushur nga peshqit. Ndërkohë Bashkia e Lushnjës ka njoftuar se ka ndërmarrë hapa ligjore me qëllim zbardhjen e të gjithë dinamikës dhe evidentimin e personave që ‘prodhuan’ problematikën serioze të ngordhjes së peshqve në këtë rezervuar. Reagimi zyrtar: Bashkia Lushnjë, pas verifikimit paraprak të informacioneve të lidhura me situatën në rezervuarin e Kasharajt, vendosi të ndërmarrë hapa të mëtejshëm ligjore me qëllim zbardhjen e të gjithë dinamikës dhe evidentimin e personit/personave që “prodhuan” problematikën serioze të ngordhjes së pesqëve në këtë rezervuar. Bashkia Lushnjë kallëzoi penalisht pranë Prokurorisë Fier,...
Burimi:
kohajone.com