Situata alarmante me kontratat publike dhe koncesionet, Grupi PD propozon paketë ligjore: Gjurmim e kontroll çdo pasurie publike

Situata alarmante me kontratat publike dhe koncesionet, Grupi PD propozon paketë ligjore: Gjurmim e kontroll çdo pasurie publike

Marrë shkas nga situata alarmante me kontratat publike dhe koncesionet, grupi parlamentar i PD-së propozon një paketë ligjore, me synim gjurmimin, kontrollin, vlerësimin dhe dhënien e rekomandimeve apo masave për përdorimin e çdo fondi publik apo pasurie publike. Nisma u prezantua nga nënkryetari i komisionit të Ekononisë, deputeti demokrat, Enno Bozdo dhe deputeti Ivi Kaso. Në një deklaratë për median nga selia e Kuvendit, Enno Bozdo deklaroi se "Në 5 vitet e fundit, qeveria e Edi Ramës ka shënuar rekorde negative të padëgjuara për sa i përket korrupsionit, grabitjes së fondeve publike dhe pasurive publike" Deputeti demokrat Ivi Kaso theksoi se 'sot kuadri ligjor nuk garanton transparencë për pronat dhe paratë publike që kalojnë me kontrata te privati"  Nisma ka të bëjë me amendimin e tre ligjeve: 1. Ligjin “Për organizimin dhe funksionimin...