Situata/ 30 vatra zjarri në të gjithë vendin

Situata/ 30 vatra zjarri në të gjithë vendin

Gjatë ditës së sotme janë raportuar 30 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave 7 mbeten aktive, 10 janë nën mbikëqyrje dhe 13 janë shuar plotësisht, raporton ministria e Mbrojtjes mbrëmjen e sotme. Në Qarkun Tiranë, vijon aktive vatra në Malin e Dajtit. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Vatrat në Malin e Bërzhitës dhe Mali me Gropa janë izoluar dhe mbahen nën mbikëqyrje. Në Qarkun Dibër mbeten aktive disa vatra: në Lundre–Madhesh, Mat, në Cerrujë–Mali i Allushit, Klos, në Selishtë, si dhe vatra e re në Pleshë, Klos. Vatra në Qafën e Helmes mbahet nën mbikëqyrje. Në Qarkun Shkodër, aktive mbetet vatra në Porav, Fushë-Arrëz, ndërsa zjarret në Rragam dhe në malin e Tërbunit janë nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik...