Sistemi sekret i NSA pëson defekt, jashtë funksionit rrjeti i komunikimeve të klasifikuara në SHBA
Një ndër rrjetet më të klasifikuara të komunikimit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA) ka dalë jashtë funksionit, duke shkaktuar shqetësim për komunikimet e brendshme të institucionit. Sipas mediave të huaja, rrjeti, i njohur si NSA Net, përdoret nga punonjësit e agjencisë për të shkëmbyer informacione të klasifikuara dhe të ndjeshme brenda institucionit. Deri më tani, nuk ka prova që ndërprerja të jetë shkaktuar nga një sulm kibernetik. Shkaku dhe përmasat e problemit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për të identifikuar burimin e defektit. Si masë paraprake, NSA ka vendosur një sistem të organizuar të mbërritjes së personelit në orare të ndryshme, ndërkohë që po vlerëson situatën dhe ndikimin e saj në funksionimin e agjencisë. Ngjarja vjen në një moment kur...
Burimi:
syri.net