“Sistemi po lufton korrupsionin”- Rama në konferencën me Von der Leyen: Të vendosur për integrimin në BE! Presidenten e informova edhe për projektin e Zvërnecit
Kryeministri Edi Rama mbajti konferencën me presidenten e KE, Ursula Von der Leyen, pas takimit në Kryeministri, që zgjati një orë. “Të vendosur për integrimin në BE”, tha kreu i qeverisë në nisjen e fjalës së tij, duke theksuar se Shqipëria po punon për mbylljen e kapitujve të integrimit, negociatave dhe anëtarësimit. “Presidenten e kam informuar edhe për projektin e Zvërnecit”, tha Rama mes të tjerash në fjalën e tij të shkurtër. Gjithashtu informoi se tani prioritet janë lufta kundër krimit e korrupsionit. “Tani sistemi e lufton korrupsionin, ndryshe nga dikur, ku korrupsioni ishte sistem”, tha ai. Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po përgatitet të nisë mbylljen e kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian para fundit të këtij viti, ndërsa një pjesë e konsiderueshme...
Burimi:
javanews.al