Sinjalistikë e re sipas standardit zyrtar të unifikuar, në Kalanë e Prezës

Sinjalistikë e re sipas standardit zyrtar të unifikuar, në Kalanë e Prezës

19 November, 2026 - 19:30 Në Kalanë e Prezës ka nisur puna për pajisjen me sinjalistikë të re turistike të siteve të trashëgimisë kulturore, përmes vendosjes së tabelave informuese dhe orientuese. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se, ky projekt synon të lehtësojë lëvizjen dhe orientimin e vizitorëve, si dhe të ofrojë më shumë informacion mbi historinë, vlerat dhe rëndësinë e monumenteve tona të kulturës, në mënyrë të unifikuar dhe sipas një standardi zyrtar detyrues të aprovuar nga KKTKM dhe MTKS. Ministri Gonxhja bëri të ditur se, projekti do të vijojë edhe gjatë vitit 2027, duke përfshirë site të tjera të trashëgimisë kulturore. Kalaja e Prezës përfaqëson monumentin kryesor historik të Bashkisë Tiranë, si dhe një nga fortifikimet më karakteristike të periudhës...