Sinjalet për pasuesin e Trump, Keida Kostreci: JD Vance shihet si kandidat i republikanëve për Shtëpinë e Bardhë
Demokratët në Amerikë kanë arritur të fitojnë në disa gara kyçe, përfshirë Dhomën e Përfaqësuesve, si dhe në shtete që tradicionalisht kanë votuar për republikanët. Rezultati ka nxitur reagime të forta në të dy kampet politike, ndërsa republikanët përballen me pikëpyetje mbi arsyet e humbjes. Gazetarja dhe analistja Keida Kostreci, e cila jeton në Amerikë, u ndal te reagimet e demokratëve, që e konsiderojnë rezultatin një sinjal të rëndësishëm politik, si dhe te vështirësitë e republikanëve për të unifikuar qëndrimin pas humbjes. “Reagimet e demokratëve kanë qenë entuziaste, ndërkohë që Partia Republikane po përpiqet të përcjellë një mesazh koherent pas kësaj humbjeje. Brenda radhëve të republikanëve ka pasur edhe qëndrime të ndryshme. Pritej që demokratët të fitonin Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa Senati kishte disa gara...
Burimi:
kohajone.com