Sinfonía por el Perú, një projekt që bashkon artin, edukimin dhe komunitetin
Nga një instrument i parë te një orkestër e tërë, muzika po u jep mijëra fëmijëve në Peru jo vetëm tingullin, por edhe besimin për të ëndërruar një të ardhme tjetër. Ndonjëherë një instrument mund të jetë shumë më tepër se një instrument. Mund të bëhet një zë, një strehë, një mënyrë për të gjetur veten dhe, mbi të gjitha, një mundësi për të parë përtej kufijve të jetës së përditshme. Kjo është ideja mbi të cilën është ndërtuar Sinfonía por el Perú, një program muzikor që po ndryshon jetën e mijëra fëmijëve dhe të rinjve në Peru përmes fuqisë së muzikës. E themeluar nga tenori i njohur peruan Juan Diego Flórez, iniciativa synon t’u krijojë fëmijëve që vijnë nga komunitete dhe rrethana të vështira...
Burimi:
kultplus.com