Sindikata e Universiteteve kalon në bojkot, Kovaçi: Jo dialog me Ramën, dorëheqje!

Sindikata e Universiteteve kalon në bojkot, Kovaçi: Jo dialog me Ramën, dorëheqje!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka vendosur të bojkotojë mësimdhënien në të gjitha universitetet publike të vendit, në shenjë solidariteti me studentët dhe nxënësit që protestojnë prej muajsh. Vendimi është marrë unanimisht nga kryesia e sindikatës më 20 tetor dhe ka hyrë në fuqi më 21 tetor, ndërsa bojkoti do të vijojë deri në një njoftim të dytë. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Skënder Kovaçi, tha se nuk ka dialog me kryeministrin Edi Rama. “Nuk mund të vijojmë mësimin kur studentët tanë dhunohen. Jemi në një mendim me studentët”, deklaroi Kovaçi, duke kërkuar ndalimin e dhunës dhe hetimin e përdorimit të forcës policore. Përmes një deklarate zyrtare, SPUSH shpreh mbështetjen për kërkesat e protestuesve, duke vënë në dukje se shqetësimet e tyre...