Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin mësimor në shenjë solidariteti me protestën e studentëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kreu i sindikatës, Sandër Kovaçi, deklaroi para mediave se pedagogët e konsiderojnë mbështetjen ndaj studentëve një përgjegjësi qytetare, duke dënuar atë që e cilësoi si dhunë policore ndaj protestuesve. Kovaçi tha se sindikata i mbështet kërkesat e studentëve dhe do të qëndrojë në krah të tyre deri në fund të protestës. Ai theksoi se bojkotimi i mësimit është një formë solidariteti me të rinjtë dhe u bëri thirrje pedagogëve të mos zhvillojnë mësim me një numër të kufizuar studentësh, në kushtet kur pjesa tjetër është e angazhuar në protestë. “E pamë si përgjegjësi qytetare...