Sindikata e Gardës thirrje Ramës: Nuk mund të presim më! Rrit pagat edhe për ne

Sindikata e Gardës thirrje Ramës: Nuk mund të presim më! Rrit pagat edhe për ne

Sindikata e Gardës së Republikës ka reaguar në lidhje me rritjen e pagave të punonjësve dhe i drejtohet kryeministrit Edi Rama, duke paralajmëruar se nuk mund të pritet më për përmirësimin e trajtimit financiar. Përmes një reagimi publik, sindikata i ka bërë thirrje sektorit të financës dhe institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin hapa konkretë për hartimin dhe paraqitjen pranë Ministrisë së Financave të programit të rritjes së pagave për punonjësit e këtij institucioni. Sindikata thekson se çështja nuk mund të shtyhet më tej. Sipas tyre, që prej vitit 2001, punonjësit e këtij institucioni nuk janë vlerësuar financiarisht në përputhje me përgjegjësitë që mbartin. “Në vijim të postimit tonë zyrtar të mëparshme;  “Thirrjen për dialog në rritjen e pagës”, i rikujtojmë Sektorit të Financës dhe strukturave...