Sinaj ktheu votën nga kundër pro, Berisha: U shndërrove në eunuk, e hëngre turpin me bukë
TIRANË- Deputeti i PS-së, Vullnet Sinaj, ndërshoi qëndrim për të votuar pro reformës territoriale, ndërsa pak ditë më parë ishte shprehur kundër. Ky qëndrim solli edhe reagim e kryedemokratit Sali Berisha, i cili replikoi nga foltorja e Kuvendit, duke i thënë se brenda 3 ditësh u shndërrua në eunuk për interesat e tij personale dhe ndryshoi qëndrim. "Të dashur qytetarë të Selenicës, e dëgjuat deputetin tuaj se si brenda tre ditëve u shndërrua në eunuk. Përsa i përket asaj që thua se për biznesin, për mua e para është siguria ushqimore. Mësoje! Siguria ushqimore për qytetarët! Dhe e vërteta është se të dhënat ti i di vetë si kanë qenë, jashtëzakonisht problematike me disa importe, disa produkte. Po duket se kur të nxorën kartonin e kuq...
Burimi:
zeri.ai