Sime shoqe

Sime shoqe

13 September, 2026 - 23:57 Poezi nga Mitrush Kuteli Kaq afër jemi, por kaq larg,Të lutem, mos më prit –na ndajnë terre rreth e qarkdhe yll për mua s’ndrit. Përse ta lidhësh fatin tëndme një pafat si unë,kur di se emri im u shëmbme dhunë e me përdhunë? Pra, hidhe hapin guximtarndaj jetës së gëzuardhe më harro këtu, në varr,të vdekur pa mbuluar. Se unë pres, përçka po pres,një udhë fort të gjatëdhe një të martë, në mëngjes,do hidhem nëpër natë. Nëpër një natë që s’ka mbarim,po qetësi për jetë:Pushim… harrim… pushim… pushim…në prehjen e vërtetë./KultPlus.com