Si ua zuri “frymën” kryeministri dy deputetëve rebelë, Elisa Spiropalit dhe Erion Braçes

Si ua zuri “frymën” kryeministri dy deputetëve rebelë, Elisa Spiropalit dhe Erion Braçes

Në seancën e nisur të enjten dhe të përfunduar pas mesnate, Parlamenti miratoi ndarjen e re territoriale me 85 vota. Pro votuan edhe Elisa Spiropali dhe Erion Braçe, dy nga zërat që kishin kundërshtuar publikisht projektin. Pikërisht këtu qëndron humbja e tyre politike: kundërshtimin e shprehën me fjalë, ndërsa miratimin e dhanë me votë. Rama mori votat. Spiropali dhe Braçe morën përgjegjësinë për të shpjeguar pse publiku duhet t’u besojë përsëri. Sepse kurajoja politike nuk matet me zërin që ngre në televizion apo me fjalimin që mban në Parlament. Matet në çastin kur bindja përplaset me interesin personal, me disiplinën partiake dhe me rrezikun e humbjes së mbështetjes së kryetarit. Aty provohet nëse parimet janë bindje apo dekor për daljet publike. Spiropali kishte deklaruar në...