Si u tjetërsuan 44 mijë m² toka shtetërore, prona u shit 88 mijë €, Arben Vojës iu gjetën 7 zarfe me para

Si u tjetërsuan 44 mijë m² toka shtetërore, prona u shit 88 mijë €, Arben Vojës iu gjetën 7 zarfe me para

Arben Voja TIRANË-Prokuroria e Fierit ka zbardhur detaje nga aksioni i një dite më parë (12 nëntor) ku u arrestua drejtori i spitalit Arben Voja, ish-kreu i Njësisë Administrative Dërmenas, Dilaver Shyti, punonjëset e Kadastrës Fjorelo Bida, Arbina Jaupaj dhe noterja Anila Haxhiu. Hetimi lidhet me tjetërsimin e 44 mijë hektarëve tokë shtetërore në zonën e Povelçës, ku synohej ndërtimi i një parku fotovoltaik, gjatë periudhës kur Arben Voja drejtonte Kadastrën e Fierit.  Prokuroria e Fierit në njoftimin zyrtar bën me dije se për regjistrimin e paligjshëm të pronës janë përdorur një certifikatë pronësie e vitit 2007, e dyshuar si e falsifikuar, një kartelë pasurie me ndërhyrje fizike, si dhe dy prokura noteriale, për të cilat ka dyshime se nënshkrimet janë marrë në fletë të...