Si u shndërrua rekrutimi për luftën e Rusisë në një biznes të madh

Si u shndërrua rekrutimi për luftën e Rusisë në një biznes të madh

Kur Andrei Ilinbayev kontaktoi për herë të fundit familjarët e tij më 3 tetor, ai tha se kishte kaluar testin mjekësor dhe po përgatitej që të shkonte në luftë në Ukrainë. Më pas, ai nuk iu përgjigj më mesazheve të tyre. Më vonë, fqinjët i thanë familjes së tij se ai kishte shkuar për t’u listuar në ushtri në Ufa, kryeqytetin e rajonit Bashkortostan që gjendet në jugperëndim të Rusisë. Ilinbayev, që është nga një fshat i Bashkortostanit, sipas afërmve të tij, ka nevoja të veçanta për shkak të një sëmundjeje të rëndë mendore që e ka prekur qysh në fëmijëri. Pasi i vdiq i ati, ai jetoi me të ëmën, e cila ka demencë. Të afërmit e tij thanë se kurrë nuk kanë besuar...