Si po shtrihet mafia shqiptare në Amerikën Latine, nga kokaina e deri te pastrimi i parave
Rrjetet kriminale shqiptare po zgjerojnë aktivitetin e tyre në Amerikën Latine duke u orientuar gjithnjë e më shumë drejt logjistikës, financave dhe infiltrimit të ekonomive të ligjshme, sesa kontrollit territorial me dhunë. Kjo është teza e analizës së Henry M. Rodríguez, doktor në Politika Publike nga Universiteti IEXE në Meksikë dhe këshilltar në fushën e sigurisë publike e private, botuar nga “La Tercera”. Sipas analizës, pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri në vitet ’90, grupet kriminale u zgjeruan drejt Evropës Perëndimore dhe më pas drejt Amerikës Latine, duke u organizuar në klane familjare dhe duke krijuar lidhje me aktorë vendas e ndërkombëtarë. Një nga rastet e përmendura është ai i Dritan Gjikës, struktura e të cilit, sipas analizës, kombinonte trafikimin e kokainës me pastrimin...
Burimi:
gijotina.com