Si po ndikon ndryshimi i klimës në përbërjen e gjakut të njeriut?

Si po ndikon ndryshimi i klimës në përbërjen e gjakut të njeriut?

Rritja e vazhdueshme e dioksidit të karbonit (CO₂) në atmosferë mund të lidhet jo vetëm me ndryshimet klimatike, por edhe me ndryshime afatgjata në kiminë e gjakut të njeriut, sipas një studim i ri i publikuar në revistën shkencore “Air Quality, Atmosphere & Health”. Studimi, i kryer nga studiues të Universitetit Curtin,Institutit Australian të Kërkimeve për Fëmijët dhe Universiteti Kombëtar Australian analizoi të dhëna shëndetësore të popullsisë amerikane nga programi kombëtar NHANES për periudhën 1999–2020. Studiuesit shqyrtuan veçanërisht nivelet në gjak të bikarbonatit, kalciumit dhe fosforit. Rezultatet treguan se niveli mesatar i bikarbonatit (HCO₃⁻) në gjak është rritur gjatë këtyre dy dekadave, ndërsa nivelet e kalciumit dhe fosforit kanë shënuar rënie. Ndryshimi i bikarbonatit ka ndjekur në mënyrë të ngjashme rritjen e CO₂ në atmosferë....