Shuhet Emma Bonino, ikona e politikës italiane dhe mbrojtësja e të drejtave të njeriut!
Italia në zi. Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare Emma Bonino, një nga figurat më të shquara dhe më luftarake të politikës italiane dhe evropiane. Gjatë gjithë jetës së saj, ajo u shqua për angazhimin e palodhur në mbrojtjen e të drejtave të grave, lirive civile dhe çështjeve kryesore ndërkombëtare. Për dekada me radhë, Bonino u bë simbol i betejave sociale, e njohur gjerësisht për protestat, rezistencën dhe grevat e saj të urisë. Karriera e saj shtrihej nga aktivizmi i hershëm për të drejtat e njeriut e deri te pozicionet më të larta drejtuese në diplomacinë dhe institucionet e shtetit Italian, shkruan “Reuters”. Përveç angazhimit politik, ajo mbeti gjithmonë besnike parimit të autonomisë personale. Në një intervistë për revistën Vanity Fair, ku kishte folur për...
Burimi:
javanews.al